Shitja e “yllit” anglez, Declan Rice te “topçinjtë” e Arsenal, për shumën e 120 milionë eurove mbushi jo pak arkat e “çekiçëve” të West Ham, me këta të fundit që tanimë kanë filluar të bëjnë gati afrimet për merkaton e veres.
Ndër këta objektiva është dhe qendërmbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire.
Ai prej heqjes së shiritit të kapitenit nga tekniku Erik ten Hag kërkon largimin nga “Old Trafford”, mirëpo klubi po kthehet në “pengesë”.
Bordi i “djajve” ka refuzuar ofertën e “çekiçëve” prej 20 milionë paundësh dhe sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, Manchester United nuk ka ndërmend ta lërë Maguire të shkojë për më pak se 40 milionë paund.