• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ndër më të mirët e momentit, Inter vihet pas “vikingut” të Genoa

27/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm një sezon duket se ka mjaftuar për t’u afirmuar në skenën e madhe të futbollit italian, Anësori islandez i sulmit, Albert Gudmundsson duket se do të jetë “molla e sherrit” në merkaton e ardhshme mes “Zikaltërve” të Inter e “Bardhezinjve” të Juventus, teksa si Marotta ashtu edhe Guintoi e kërkojnë me ngulm 26-vjeçarin, në organikën e tyre.

Mirëpo, pavarësisht konkurrencës së Juventus dhe një sërë klubesh angleze, sërish “Zikaltërit” e duket të jenë të favorizuar, kjo për faktin se gëzojnë një marrëdhënie të shëndetshme me klubin e Genoa, me dyshen Marotta-Ausilio, që kërkojnë të përsërisin me “Kuqeblut”, të njëjtin operacion, si në rastin e transferimit të Davide Frattesi, pra huazim që më pas kthehet në blerje të detyruar.

Inter është gati të marrë përsipër këtë investim dhe të shpenzojë diku te 30 milionë për autorin e 12 golave e 4 asistimeve, në 29 përballjet e këtij sezoni me skuadrën e Genoa, teksa duket se “Gjarpërinjtë” e Milanos, nuk do të mjaftohen vetëm me “bomberin” iranian, Mehdi Taremi, për sezonin e ardhshëm, por kërkojnë të “blindojnë” repartin ofensiv pasi sërish objektiv do të jetë triumfi në Serie A si dhe një rrugëtim i gjatë në Champions League.

Ndërkaq, kujtojmë se Gudmundsson ishte protagonist edhe në kalimin në fazën finaleve, të “play off”, të fazës kualifikuese, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, teksa shënoi plot tre gola, në fitoren 4 me 2, të Islandës ndaj Izraelit, si dhe shënoi golin e parë, në difsatën e ngushtë, 2 me 1, ndaj Ukrainës, duke mos arritur dot në fazën e grupeve, të Evropianit. /i.m /abcnews.al

Next Post

Juventus i “plagosur” në mesfushë, “Zonja e Vjetër” për “pazar” në Premier League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.