Nderim Nexhipi ish-futbollist i Partizaznit në Kategorinë Superiore, që pas tërheqjes nga futbolli nisi karrierën si drejtues (drejtor sportiv te Kukësi) pritet të zyrtarizohet këtë të martë si drejtor sportiv i Shkupit, klubi i kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut.
Nexhepi në edicionin e fundit ishte pjesë e futbollit turk si drejtor i përgjithshëm i klubit Manisa, por u nda para disa muajsh me marrëveshje të dyanshme.
Megjithatë, drejtuesi i njohur shumë shpejt do t’i kthehet pozitave drejtuese në futboll, ku kësaj radhe nga zgjedhur vendlindjen e tij.
Mësonhet se Nexhipi ka pranuar ofertën e Shkupi për t’u bërë drejtor sportiv.
Nexhipi në ta kaluarën ka punuar me shumë sukses edhe në klubin e Kosovës, Ballkani, por edhe te Kukësi, në Shqipëri.