• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ndërmjetësi i tratativës Ismjali-Napoli: Empoli e bëri kapiten dhe s’e shet për pak euro, tani gjithçka varet nga lojtari!

12/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Napoli e ndjek prej më shumë se një viti. Mes Korsit dhe De Laurentis ekziston një marrëdhënie shumë e mirë dhe kjo do të thotë shumë për këtë transferim”. Ky ishte opioni i dhënë nga ndërmjetësi i tratativës që është ngritur për të dërguar në Napoli Ardian Ismajlin.

Gjithsesi Serxho Mexi pranon se ende nuk është finalizuar asgjë pasi ende nuk dihet vullneti i lojtarit. “Për ta konsideruar këtë transferim si të bërë duhet ende kohë. Ende nuk është kuptuar se çfarë do të bëjë Ismajli. Nëse do të vazhdojë të qëndrojë në Itali atëherë Napoli mbetet destinacioni i preferuar, por duhen parë edhe ofertat nga klubet e huaja”, shpjegoi Mexi.

Mes të tjerash ai shpjegon edhe situatën kontraktuale të Ismjalit, i cili është në muajt e fundit të marrëveshjes me Empolin. “Presidenti Korsi nuk dëshiron që Ismajli të largohet me parametra zero, por nuk dëshiron që të privohet prej tij në janar. Ismjali në Empoli ndihet mirë, madje ata e kanë vlerësuar shumë lojtarin duke i dhënë shiritin e kapitenit. Me aq sa di unë Empoli i ka ofruar edhe një kontratë të re. Napoli ka mësuar shifrat e këtij akordi dhe po e studion për të përgatitur ofertën e vet. Ismjali ka qenë shumë pranë transferimit te Napoli janarin e kaluar pasi drejtori sportiv Xhuntoli e kërkonte me ç’do kusht”, pohon Mexi.

Next Post

LIVE LIGA E KONFERENCËS/ Fiorentina tund rrjetën dy herë, ka gola dhe në pesë ndeshje të tjera (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.