Ndeshja e parë çerekfinale e Kupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Bashkimit dhe Pejës, është ndërprerë.
KB Peja ka lëshuar parketin për t’u futur në zhveshtore, pasi ka thënë se kapitenit Dardan Berisha i është çarë koka nga hudhjet e tifozëve.
“Basketbollistit tonë Dardan Berisha i është qarë koka nga goditjet dhe hudhjet e publikut në Prizren. Skuadra jonë largohet në drejtim të zhveshtoreve”, ka shkruar Peja.
Ndeshja në Prizren, është ndërprerë në minutat e para të çerekut të dytë.
Saktësisht edhe 7 minuta pa përfunduar çereku i dytë dhe te rezultati 32:21 për Bashkimin ndeshja është ndërprerë.
Të dyja skuadrat janë larguar nga parketi, duke shkuar në zhveshtore kurse pritet që palestra të zbrazet për të rifilluar takimi.

