• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ndërroi fanellën me Jasir Asanin, por Ballist Morina ia dhuron familjes së dëshmorit në Kosovë

15/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Stadiumi “Air Albania” ka qenë i tejmbushur në ndeshjen e 12 tetorit, ku Shqipëria mori një fitore historike, 3-0, ndaj Çekisë.

Në ngjarje të tilla nuk kishte si të mungonte edhe tifozi i famshëm Ballist (Ismail)  Morina, një nga katalizatorët që e çuan Shqipërinë e Europianin e 2016-ës.

Në fund të ndeshjes me çekët Ballist Morina ka ndërruar fanellën me Jasir Asanin. Por edhe në këtë rast ai ka treguar humanizmin dhe patriotizmin e tij, pasi fanellën që i dha autori i golit të parë ndaj Çekisë, ia ka bërë dhuratë familjes së policit dëshmor, Afrim Bunjaku.

Ballist Morina ka vizituar familjen e dëshmorit në Kosovë ku i ka dorëzuar në kornizë fanellën e Kombëtares që ia dhuroi Jasir Asani.

Ballist Morina e ka shpërndarë lajmin në profilin e tij në “Instagram”::

“Vizitë familjes së heroit të kombit, Afrim Bunjaku. Faleminderit Jasir Asani për këtë orvajtje të përbashkët, je kampion në fushë të blertë dhe jashtë saj. Kombëtarja shqiptare e futbollit djersitë fanellën e saj për gjithë kombin. Rroftë shpirti i shqiptarit!”.

Next Post

Blin Kuka shpallet nënkampion i Evropës në xhudo, trajneri Dirton Kuka e “dërgon në qiell”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.