Tuesday, 19. May 2026
Sport

Ndërroi jetë ish-futbollisti dhe aktivisti sportiv nga Kumanova

GS 09/11/2023 1 Min. Lesezeit

Pas një sëmundje prej dy javësh, sot në moshën 52-vjecare ka ndërruar jetë Feim Ajdini, ishfutbollist i Bashkimit dhe Mërgimit.

Feimi ka luajtur për Edinstvon (Bashkimi i sotëm) në mesvitet e 80-ta, pastaj për Mërgimin, të dy klubet nga Kumanova.

Ai ka stërvitur edhe te KF Kumanova.

Ai ka qenë mbrojtës, por ka luajtur edhe në sulm, aty ku kishte nevojë ekipi. Ajdini ka qenë aktivist i madh i sportit, raporton “Open.TV”. 

Familjartë dhe shokë të të ndjerit kanë bërë postime prekëse nëpër rrjetet sociale, pas vdekjes së Feim Ajdinit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, pas namazit të xhumasë në varrezat e qytetit të Kumanovë.

Teilen: