Ka ndërruar jetë Iliaz Sina, ish-futbollisti dhe trajneri i mirënjohur nga Gjakova, shkruan Lajmi.net.
Sina ka qenë trajner në disa skuadra në Kosovë.
Klubi i futbolli Prishtina e ka kujtuar dhe i ka shprehur ngushëllime familjes.
Postimi pa ndërhyrje i FC Prishtinës
Lamtumirë Iliaz Sina!
Ish-futbollisti dhe trajneri i mirënjohur nga Gjakova, Iliaz Sina ka ndërruar jetë.
Sina ka qenë udhërrëfyes për futbollistë, trajnerë e gjenerata të futbollit kosovar me dekada.
Ai ka qenë trajner për një periudhë edhe te FC Prishtina (gjeneratat e reja).
Klubi jonë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sina, miqëve të tij dhe mbarë komunitetit të futbollit.
Kujtimi i tij në historinë e futbollit shqiptar do të mbetet i paharruar.
U prehtë në paqe!. /Lajmi.net