Friday, 30. October 2026
Sport

🔥 Ndërron jetë ish-futbollisti kosovar

GS 30/10/2026 1 Min. Lesezeit

FC Ballkani ka njoftuar për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit të klubit, Robert Shllaku.

Përmes një telegrami ngushëllimi, klubi ka shprehur dhimbjen për këtë humbje, duke i shprehur ngushëllime familjes Shllaku, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën.

Në mesazhin e publikuar, Ballkani ka vlerësuar kontributin e Shllakut në klub, duke theksuar se ai do të kujtohet gjithmonë me respekt për gjurmët që la në historinë e FC Ballkanit.

“Roberti do të kujtohet gjithmonë me respekt për kontributin e tij në klubin tonë dhe për gjurmët që la në historinë e FC Ballkanit”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të klubit.

Teilen: