Sunday, 22. March 2026
Sport

Ndërron jetë në moshën 42-vjeçare ish-basketbollisti i NBA-së

GS 13/09/2023 1 Min. Lesezeit

Ish-basketbollisti i NBA-së, Brandon Hunter, ka vdekur në moshën 42-vjeçare.

Për vdekjen e tij ka njoftuar Jeff Boals, trajner i Ohio Bobcats.

  

“U prehtë në paqe një madhështor i Bobcat. Na la shumë herët”, ka shkruar Boals në “Instagram”.

Hunteri në NBA kishte luajtur për Boston Celtics dhe Orlando Magic, ndërkaq më vonë kishte luajtur edhe në Evropë.

  


Teilen: