Sunday, 24. May 2026
Sport

Ndeshja Bokeli – Deçiqi shtyhet për një arsye të çuditshme 

GS 26/02/2025 1 Min. Lesezeit

Nuk është zhvilluar ballafaqimi i paraparë në orën 18,00 mes Bokelit të Kotorrit dhe Deçiqit nga Tuzi.

Kampioni në fuqi, skuadra shqiptare Deçiqi, ishte mysafire e Bokelit në kuadër të javës së 21-të të Kampionatit të Malit të Zi.  

“Bokeli SBBet – Deçiqi AdmiralBet – shtyhet për shkak të fushës së dobët”, shkruan mediumi malazez “Vijesti”.

Kjo ndeshje pritet të zhvillohet së shpejt mes këtyre skuadrave luftojnë për një vend në garat evropiane.

Teilen: