• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ndeshja e 500-të në Champions, Reali do ta bëjë festë kundër Atletikos

04/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Reali i Madridit është mbreti i Ligës së Kampioneve (Kupa e Kampioneve) me 15 titujt e tij, i fundit prej të cilëve u fitua sezonin e kaluar kundër Dortmundit në Londër. “Los Blancos” do të përballen sonte në mbrëmje me një duel yjor kundër Atletikos së Madridit në “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen e parë të 1/8-ave në Ligën e Kampioneve.

Screenshot 2025-03-04 093942

Reali vjen në këtë takim me një shifër galaktike, ose më saktë me disa… “Los Blancos” do të luajnë ndeshjen e tyre të 500- të në kompeticionin më të rëndësishëm në nivel klubesh në Europë, duke u bërë skuadra e parë që arrin këtë moment historik në historinë e një kompeticioni që askush nuk e ka fituar më shumë herë (15). Më 8 shtator 1955, në stadiumin “Charmilles” në Gjenevë (Zvicër), Madridi vendosi gurin e parë të një mbretërimi që askush nuk ka mundur t’i afrohet në një kompeticion të dominuar nga skuadra e bardhë që nga krijimi i saj.

Atë pasdite kundër zviceranëve të Servetit, të fituar 0-2, Miguel Munjoz u bë golashënuesi i parë i Realit të Madridit në Kupën e Kampioneve të Europës, pararendësja e Ligës së Kampioneve (që nga viti 1992). Ishte ai që i dha startin e legjendës së Madridit, që fitoi “Orejonën” (spanjollët i referohen trofeut të Champions, që njihet dhe si kupa me veshë të mëdhenj) e parë, pasi mundi në finale Reimsin në Paris. Që nga lindja e Kupës së Kampioneve në vitin 1955, asnjë klub nuk ka arritur aq shumë fitore, kapërcyer aq shumë kualifikime apo ka marrë pjesë në aq edicione (44) sa Reali.

Rekordi i tyre në 499 ndeshjet që kanë luajtur në kompeticionin më të lartë kontinental është 301 fitore, 85 barazime dhe 113 humbje. Në këtë seri verbuese, “Los Blancos” kanë shënuar 1101 gola. Reali mban rekordin për numrin e finaleve të kompeticionit të luajtura (18), nga të cilat ka fituar 15. Fitoi pesë të parat radhazi dhe tani ka grumbulluar gjashtë në 10 vitet e fundit.

PASOJNË BAJERNI DHE BARÇA – Reali është i pari në renditjen historike të ndeshjeve me 499 në 44 sezone; i dyti është Bajerni i Mynihut, me 404 ndeshje në 34 sezone, ndërsa Barcelona zë vendin e tretë me 357 ndeshje në 28 sezone. Dhjetëshja e parë plotësohet nga Juventus (311 ndeshje), Benfika (302), Mançester Junajtid (299), Milan (283), Porto (277), Dinamo Kiev (261) dhe Liverpul (256).

EURODERBI – Derbi i Madridit kthehet sërish në Evropë tetë sezone më vonë. Precedenti i fundit ishte në sezonin 2016-17, në gjysmëfinale që Reali shkoi në finale, pasi fitoi 3-0 në ndeshjen e parë në “Bernabéu” dhe u mund 1-2 në ndeshjen e kthimit në “Visente Kalderon”.

“Metropolitano”, stadiumi aktual i Atletikos ende nuk e ka përjetuar se çfarë është një euroderbi në Champions League. Të gjithë precedentët në Ligën e Kampioneve favorizojnë “Los Blancos”, i cili ka fituar tre raunde me eliminim direkt dhe dy finale. Dueli i parë ishte në sezonin 1958-59 në gjysmëfinale, dhe “Los Blancos” kaluan në finale falë një ndeshjeje “play off” që u luajt në “Romareda” (Saragozë) dhe të cilën Reali e fitoi 2-1.

Derbi i Madridit do të kthehej sërish në Europë 55 vjet më vonë. Madje ishin 4 përballje radhazi. Finalja në Lisbonë në sezonin 2013-14 (4- 1 për Madridin pas kohës shtesë), çerekfinalja në sezonin 2014-15 (Reali kaloi pas një 0-0 në “Visente Kalderon” dhe një 1-0 në “Bernabéu”), finalja në Milano në sezonin 2015-16 (Reali fitoi me penallti) dhe ajo e gjysmëfinaleve në sezonin 2016-17, ku sërish ishte Reali fitues.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Shuhen gjasat që Barcelona të luajë në “Camp Nou” këtë sezon

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.