Një tragjedi ka goditur futbollin meksikan natën e 20-21 korrikut.
Gjatë një ndeshje amatore në Ciudad Obrégon, shteti Sonora, njëri nga dy trajnerët u vra.
Përgjegjës për krimin e rëndë është një grup personash të armatosur që plagosën për vdekje një nga trajnerët gjatë ndeshjes.
Ngjarja ka ndodhur në një ambient sportiv në lagjen Cajeme.
Në mes të ndeshjes, rreth orës 21:20 me orën lokale, trajneri 44-vjeçar Jorge Alberto N. u godit nga një breshëri plumbash.