Saturday, 22. August 2026
Sport

Ndeshja e mbetur mes Borës e Prishtinës luhet këtë të mërkurë

GS 25/12/2024 1 Min. Lesezeit

Ndeshja e xhiros së nëntë mes Borës dhe Sigal Prishtinës që ishte shtyrë do të luhet këtë mesjavë.

Kjo sfidë e vlefshme për Superligën e Kosovës në basketboll do të luhet sot me fillim nga ora 19:00.

Takimi do të luhet në palestrën sportive “1 Tetori”, në Prishtinë.

Prishtina pas 12 ndeshjeve ka bilanc prej gjashtë fitoreve dhe po aq humbjeve, teksa kërkon fitoren e shtatë këtë edicion në derbin e kryeqyteti.

Kurse, Bora ka tri fitore e nëntë disfata.

Ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi 96 – 82 në të mirë të Sigal Prishtinës.

Teilen: