Thursday, 12. March 2026
Sport

Ndeshja e Prishtinës me Sheriffin, transmetohet në sheshin “Skënderbeu”

GS 10/07/2025 1 Min. Lesezeit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ndeshja kualifikuese e Ligës së Evropës, ndërmjet Sheriff Tiraspolit dhe Prishtinës, do të transmetohet direkt në Sheshin “Skënderbeu”.

Tifozët e skuadrës nga kryeqyteti i kishin dërguar një kërkesë të parit të Prishtinës, për ta transmetuar në ekran të madh këtë ndeshje, për ta parë të gjithë ata që nuk do të kenë mundësi ta përcjellin ekipin bardhekaltër në Moldavi.

Nga ora 19:00, ky takim do të transmetohet në zemër të kryeqytetit, sipas Ramës.

Teilen: