• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ndeshja Erzeni-Partizani/ Dhuna në ambientet e zhveshjes, procedohen 4 lojtarë të kategorisë U-21

17/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Katër lojtarë të 2 ekipeve të kategorisë U-21, janë proceduar penalisht, pasi u konfliktuan fizikisht në dhomat e zhveshjes,.

Konflikti ndodhi ditën e djeshme , rreth orës 14:00, ndërmjet lojtarëve të ekipeve të kategorisë U-21, “Erzeni” dhe “Partizani”, pas përfundimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet tyre, në fushën sportive “Tofik Jashari”, në Shijak.

Njoftimi i policisë:

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së futbollit “Erzeni-Partizani”, procedohen penalisht 4 lojtarë të 2 ekipeve të kategorisë U-21.

Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera për konfliktin e ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 14:00, ndërmjet lojtarëve të ekipeve të kategorisë U-21, “Erzeni” dhe “Partizani”, pas përfundimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet tyre, në fushën sportive “Tofik Jashari” (aktivitet për të cilin nuk ishte njoftuar Policia), ju informojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, për 4 lojtarë të 2 ekipeve të futbollit, konkretisht shtetasit J. H., 20 vjeç, R. Ç., 20 vjeç, J. S., 18 vjeç dhe M. D., 22 vjeç.

Pas përfundimit të ndeshjes, këta shtetas janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe kanë dëmtuar ambientet e dhomave të zhveshjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Next Post

Sherri në ndeshjen Erzeni – Partizani, procedohen penalisht 4 lojtarë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.