Ndeshja e xhiros së 33-të e Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Fushë Kosovës dhe Dukagjinit ka ndërruar lokacion.
Skuadra e Fushë Kosovës me anë të një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se kjo ndeshje nuk do të luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan por në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvalisë.
Arsyeja e ndërrimit të lokacionit nuk është bërë e ditur por vetëm është njoftuar për ndërrimin e tij. Dueli mes Fushë Kosovës dhe Dukagjinit nis në orën 15:00.
Fushë Kosova tashmë ka rënë nga Superliga dhe edicionin e ardhshëm do të paraqitet në Ligën e Parë, ndërsa Dukagjini po lufton për t’i ikur barazhit.