Presidenti i federatës së Izraelit, Moshe Zuarez, ka njoftuar se nuk pritet që ndeshje ndërmjet Kosovës dhe Izraelit të mbahet së shpejti.
Kjo ndeshje do të shtyhet, sipas presidentit të futbollit izraelit, i cili ka thënë se UEFA do të dalë shumë shpejt me një njoftim, shkruan lajmi.net.
“Ne presim të dimë kohën e lojës së shpejti, por sigurisht që nuk do të ndodhë shumë shpejt. Për momentin, askush nuk mendon të luajë futboll. Situata në vendin tonë është e tmerrshme dhe shpresojmë që e gjithë kjo të përfundojë së shpejti”, tha Zuarez.
Kosova e Izraeli ishte paraparë të zhvillohej më 15 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
UEFA ende nuk ka dalë me një vendim zyrtar për ndeshjen Kosovë – Izrael. /Lajmi.net/