Sunday, 30. August 2026
Sport

Ndeshja me Rumaninë- Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para nisjes në Bukuresht

GS 13/11/2024 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës po e zhvillon sot stërvitjen e fundit para udhëtimit në Bukuresht.

Dardanët i shkojnë Rumanisë ndaj së cilës kërkojnë të marrin fitore pas disfatës 0:3 në ndeshjen e zhvilluar në Kosovë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova numëron tri fitore radhazi që nga ajo humbje, por për të dhe i duhet fitorja – madje e thellë – ndaj të Verdhëve, nëse do që të rrëmbejë vendin e parë në Grupin 2 të Ligës C të Kombeve.

Teilen: