Trajneri, Mirel Josa i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se duhet të ketë qetësi në skuadër për ndeshjen ndaj Serbisë dhe se futbollistët duhet të jenë të qetë,
Josa: Në këto momente që jemi unë ia jap ndeshjes së radhës rëndësinë më të madhe.
Nuk dua të bëj krahasime me ndeshjet e tjera që kanë qenë më të rëndësishme, sepse edhe djemtë që do të luajnë pasnesër kundër Serbisë edhe ato kanë luajtur ndeshje të tjera më të rëndësishme se kjo.
Unë thjesht dua të them që është një ndeshje dhe ndeshjet e kombëtares duhet të kenë të njëjtin vlersim të gjitha.
Uroj që të jetë një ndeshje që skuadra jonë të arrijë objektivat që ka.
Që skuadra jonë të jetë në luftë për vazhdimësinë se fundja e fundit futbolli është një luftë. Brenda fushës së lojës është një luftë.
Futbollistët tanë duhet të jenë të qetë për të shpalosur të githë aftësitë e tyre. Tre pikëshi është objektivi i skuadrës.