• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ndeshja mes Besiktasit dhe Maccabit është zhvendosur nga Stambolli

12/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshja e xhiros së pestë të Ligës së Evropës ndërmjet Besiktasit dhe Maccabi Tel Avivi, e cila ishte dashur të luhej në Stamboll më 28 nëntor, është zhvendosur në Debrecen të Hungarisë, njoftoi UEFA.

Ndeshja do të luhet me dyer të mbyllura, me vendim të autoriteteve lokale hungareze, megjithëse mediat turke raportojnë se fillimisht është arritur një marrëveshje me autoritetet lokale që shikuesit të mund të ndiqnin ndeshjen, por autoritetet hungareze më pas vendosën që ndeshja të luajtur me dyer të mbyllura.

Kjo për shkak të skenave në Amsterdam pas ndeshjes mes Ajaxit dhe Maccabit.

Takimi mes dy klubeve u konsiderua si një rrezik i lartë, sepse presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shtuar sulmet verbale ndaj liderëve izraelitë që nga fillimi i luftës në Gaza.

Protestat e mëdha anti-izraelite, të nxitura nga qeveria turke, po zhvillohen në të gjithë vendin për më shumë se një vit, dhe në tetor 2023, Izraeli u kërkoi qytetarëve dhe diplomatëve të tij të largoheshin nga Turqia si masë sigurie.

Te Besiktas, dy nga lojtarët kryesorë janë Milot Rashica dhe Ernest Muçi.

Lexo po ashtuMuçi shënon, Rashica kthehet nga lëndimi – Besiktas fiton ndaj Malmos

Pas katër xhirove, Besiktas është në vendin e 18-të me 6 pikë, ndërsa Maccabi në pozitën e 35-të pa pikë. 

Next Post

Çfarë do të ndodhë me Ruud van Nistlerooy-n? Ja si përgjigjet trajneri i ri i “Djajve të Kuq”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.