• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ndeshja ndaj Lazios në Kupën e Italisë, Allegri heq dorë nga eksperimentet

01/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shifrat konfirmojnë qartësisht krizën e rezultateve te Juventusi, që të shtunën u mposht nga Lazio vetëm në sekondat e fundit të shtesës, megjithatë në kampin bardhezi nuk ka kohë për të “qarë”, pasi do të rikthehen menjëherë në fushë.

Të martën në mbrëmje Juventusi do të shohë sërish përballë Lazion, këtë herë në “Allianz Stadium”, në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, teksa trajneri Allegri ka vendosur të kthehet te skema që i jep më shumë siguri, ajo 3-5-2.
Media torineze bën me dije se Allegri ka hequr dorë nga eksperimentet dhe pritet që të hedhë nga minuta e parë serbin Vlahovic, i cili do të shoqërohet nga njëri mes turkut Yildiz dhe italianit Federico Chiesa.

Sa i përket pjesës tjetër të formacionit, në portë do të luajë Perin, i cili do të mbrohet nga treshja Gatti, Bremer e Danilo, teksa në mesfushë nga e majta në të djathtë do të rreshtohen Kostic-Rabiot-Locatelli-McKenie-Cambiasso.

Në këtë mënyrë Allegri synon t’i japë besim të njëjtit formacion që mbajti skuadrën për javë të tëra pranë kreut dhe humbi busullën vetëm në fund të muajit janar.

Synimi është rikthimi sa më shpejt te rezultatet pozitive, teksa tashmë objektivat e vetëm të bardhezinjve janë Kupa e Italisë dhe një vend në zonën Champions./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Liga Unike njeh dy finalistet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.