Milani u eliminua nga Kupa e Italisë , duke humbur në shtëpi në çerekfinale kundër Atalantës me rezultatin 1-2, në duelin ku nuk munguan polemikat. Në lidhje me këtë përballje foli edhe trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, i cili u shpreh:
“Kemi luajtur një pjesë të parë shumë të mirë dhe me meritë kaluam në epërsi, por ishim jashtëzakonisht naivë menjëherë, duke pësuar golin e barazimit. Ndeshja ndryshoi për shkak të një penalltie që nuk ishte, kjo është e vërteta. Më pas ne u hutuam dhe nuk mundëm të mbanim distancën dhe të bënim një paraqitje të mirë”
Penaltia nuk ishte aty, turp sepse donim të bënim mirë në Kupën e Italisë. Megjithatë ne mund të kishim reaguar më mirë, me më shumë qartësi. E kuptoj zhgënjimin e ngecjes pas një paraqitjeje të mirë. Ne nuk arritëm të rikuperonim një ndeshje që ishte e vështirë por e ekuilibruar, luajtëm mirë në pjesën e parë dhe më pak në pjesën e dytë. ”
Leao sot bëri më pak mirë se në ndeshjet e fundit, por sot ishte një lojë e komplikuar edhe për të. Duhet të kishim qëndruar më poshtë me krahët, u penalizua”, deklaroi Pioli.
PANORAMASPORT.AL