• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ndeshja Serbi – Shqipëri, Federata shqiptare u ‘mbyll’ gojën lojtarëve të kombëtares

19/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria do të luajë në datën 11 tetor një nga ndeshjet më të rëndësishme, ndaj Serbisë në Leskovac, nga e cila mund të përcaktohet rrugëtimi ynë në kualifikueset e Kupës së Botës. Kjo ndeshje merr një rëndësi më të veçantë edhe për shkak të problemeve politike mes dy vendeve, por gjithashtu edhe ndaj situatës së krijuar 11 vite më parë, kur Shqipëria fitonte në tavolinë ndaj Serbisë, për shkak të trazirave që tiofozeria vendase shkaktoi pas dronit me Shqipërinë Etnike në stadium.

Sakaq, FSHF duket se ka marrë masa shumë më herët për këtë sfidë dhe është interesuar mirë që futbollistët të mos kenë asnjë koment për ndeshjen. “Panorama Sport”, ka mësuar se futbollistëve të Kombëtares u është komunikuar që të shmangin intervistat dhe nëse japin intervista, kategorikisht janë të ndaluar të flasin për Kombëtaren dhe për ndeshjen me Serbinë. një vendim i tillë, duket se është marrë nga FSHF për të mos nxehur më shumë situatën pasi shpesh herë, emocionet e momentit bëjnë që futbollistët të japin edhe deklarata me nota patriotike, gjë e cila mund të merret si provokim nga ana serbe. Por, njëkohësisht FSHF është ajo që promovon shpesh herë që futbolli nuk duhet ngatërruar me problemet politike, aq më tepër që Shqipëria së bashku me Serbinë, do të organizojnë Europianin e U21 në vitin 2027, gjë e cila shkon në të kundërt me vendimin e fundit për të censuruar futbollistët nga e drejta për t’u shprehur.

Next Post

Mourinho prezantohet duke sulmuar ish-skuadrën e tij: Benfica në nivelin tim, Fenerbahçe jo!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.