• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, October 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ndeshja Serbi-Shqipëri, Shakohoxha: Beogradi s’i mban dot nën kontroll huliganët e vet

02/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit e Serbisë, ka njoftuar se, së bashku me Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) dhe Ministrinë e Brendshme serbe (MUP), e ka shpallur ndeshjen midis Serbisë dhe Shqipërisë si një ndeshje me rrezikun më të lartë të sigurisë.

Komentatori Dritan Shakohoxha thotë se ka informacione se nuk do të shiten të gjitha biletat për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë, për shkak se pritet të marrin pjesë vetëm 6000 pjesëmarrës gjithsej.

“Ata janë aq të frikësuar nga huliganët e tyre, nuk mund t’i mbajnë nën kontroll”, tha tutje Shakohoxha për tifozët serbë.

Megjithëse, sipas ish-shefit të sigurimit në FFK, Bylent Smakiqi, UEFA bën gjithçka për të mundësuar një ndeshje të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në stadium.

“Kur është një ndeshje me rrezikshmëri aq të lartë, UEFA dërgon dy, ose në rast nevoje dërgon edhe më shumë persona për siguri, për atë arsye që siguria për lojtarët, stafin, shikuesi, për të gjithë që ndodhen në stadium, siguria është numër një. Atë e vlerësojnë më së shumti, dhe bëjnë çmos ta arrijnë atë”, u shpreh Smakiqi për Klan Kosova.

Ndërsa sipas ekspertit të sigurisë, Bedri Elezi, situata e sigurisë në Serbi është e brishtë, shkaku i protestave që po ndodhin atje.

“Situata e sigurisë në Serbi është e brishtë, është e ngarkuar me çështjen që lidhet me protestat atje, nuk ka kapacitete të mjaftueshme të organizimit të sigurisë në nivelin që kërkohet nga standardet e UEFA-s, dhe pikërisht duke u bazuar në këto të dhëna, Beogradi zyrtar duke i ditur kapacitetet që i ka, ka vendosur që të ndeshjen ta dërgojë në një lokacion ku masat e sigurisë mund të jenë më të lehta”, u shpreh Elezi.

Next Post

Leclerc: McLaren favorit në Singapor, gjithnjë e më e vështirë të fitojmë këtë vit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.