• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ndeshja vendimtare në “Karagaçi”, pa shikues

04/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kur Golden Eagle Ylli e fitoi ndeshjen e parë në Pejë e më pas edhe të dytën në Suharekë, vendi në finale dukej i garantuar për këtë skuadër. Pas ndeshjes së parë u bë edhe më e lehtë për Yllin, të paktën në letër.

Peja u dënua që dy ndeshjet e ardhshme t’i luajë pa praninë e shikuesve. Pra Ylli nuk do të duhej të përballonte presionin jo të vogël të shikuesve pejanë.

Por rrethanat ndryshuan papritur. Peja nisi të tregojë fytyrën e kampionit në fuqi dhe u kthye në lojë. Tani rezultati është 2:2, ndërsa ndeshja vendimtare e serisë gjysmëfinale të plejofit zhvillohet të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Takimi fillon në orën 19:00.

Pra skuadra pejane ka kthyer përparësinë e terrenit, por sërish nuk do ta ketë përkrahjen e shikuesve. Ndonëse pa shikues, Peja vlerësohet me gjasa të mëdha për të bërë vendin në finale. Momenti është i saj.

Gjysmëfinalen e parë në Pejë, Ylli e kishte fituar me rezultatin 87:84. Më pas në Suharekë, Ylli kishte fituar 92:86.

Peja dukej thuajse e dorëzuar kur vendosi që ndeshjen e tretë ta organizonte në Gjakovë. Por skuadra e Rami Hadarit reagoi fuqishëm, duke fituar me rezultatin 98:86, një javë më parë. Seria të mërkurën u bart në Suharekë.

Ndeshja ishte e fortë dhe Ylli kishte epërsi bindëse dy minuta para fundit. Por më pas pejanët, të frymëzuar nga fundorët Justin Edler Devis, Larry Thomas e Musa Mala, nisën rikthimin e madh. Në sekondat e fundit Thomasbëri kërcim në sulm dhe realizoi për dy pikë për fitoren 81:80.

Kështu rezultati është 2:2 pas katër ndeshjeve dhe ndeshja e pestë vendos finalistin.

Sa i takon motivimit, Peja mund të jetë në përparësi, për shkak të reagimit dhe kthimit në lojë. Por suharekasit do të tentojnë të dëshmojnë që dy humbjet ishin dobësi e rastit e jo mungesë cilësie e përkushtimi.

Trajneri i Pejës, Rami Hadar, ka paralajmëruar të tjera ndryshime në mënyrën e lojës. Në dy ndeshjet e kaluara ato i sollën sukses.

“Do t’i shfrytëzojmë më mirë lojtarët tanë shtatlartë dhe shpresojmë ta fitojmë edhe ndeshjen e tretë rresht”, ka thënë Hadar.

Me ecurinë e dy ndeshjeve të para gjysmëfinale, Ylli në fundjavë do të duhej të zhvillonte ndeshje finale të plejofit. Por finalja duket tani më e largët për Yllin dhe trajnerin Petar Mijoviq e pret punë sfiduese për ta kthyer skuadrën në rrugën e suksesit.

“Mentalisht duhet të jemi të përgatitur për ndeshje”, ka thënë trajneri nga Mali i Zi para ndeshjes në Pejë.

Se sa do të jetë e mundur kjo, do të dëshmojnë 40 minutat që pritet sërish të jenë dramatikë.

Në finale tashmë është duke pritur Trepça. Skuadra mitrovicase të dielën e kaluar siguroi finalen, duke shënuar fitoren e tretë rresht ndaj Sigal Prishtinës në serinë gjysmëfinale.

Trajneri i Trepçës, Adis Beqiragiq, kishte kohë të gjatë në dispozicion për ta përgatitur ekipin për ndeshjet finale. Do t’i ketë të paktën edhe triditë të tjera. Por vetëm të shtunën mbrëma ish-trajneri i Pejës dhe i Yllit do të dijë se për cilin prej këtyre kundërshtarëve ta përgatitë skuadrën mitrovicase.

Next Post

Thiago Silva arrin marrëveshje me ish-skuadrën për një rikthim të bujshëm

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.