Tuesday, 17. March 2026
Sport

Ndeshja vendimtare për Ballkanin sonte, synon kualifikimin tutje në UEFA Champions League

GS 19/07/2023 1 Min. Lesezeit

Kampioni i Superligës së Kosovës, Ballkani sonte luan ndeshjen e kthimit ndaj Ludogorets e vlefshme për para-kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Ekipi i Ilir Dajës është në avantazh prej dy golave, pas fitores në “Fadil Vokrri” javën e kaluar me rezultatin 2 me 0, shkruan Lajmi.net

Por në “Huvepharma Arena” në Razgard do të vendoset gjithçka sonte nga ora 20:00.

Kuotat e shohin favorite skuadrën bullgare, duke i vën 1.40 shanset për fitore, kurse për skuadrën kosovare është 6.5.

Kujtojmë që golat në ndeshjen e parë i shënuan: Meriton Korenica dhe Qëndrim Zyba./Lajmi.net/

  


Teilen: