• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, November 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ndeshje me rëndësi të madhe, UEFA cakton gjyqtarë francezë për Slloveni-Kosovë

14/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Janë caktuar tashmë edhe zyrtarisht gjyqtarët e ndeshjes së Kombëtares së Kosovës ndaj Sllovenisë, e planifikuar për të shtunën mbrëma.

Dardanët do të luajnë në fushën e sllovenëve ndeshjen e Grupit B, që do të zhvillohet në “Stozice Stadium” në orën 20:25.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për Kosovën, pasi me rezultat pozitiv siguron së paku vendin e dytë, që i dërgon në “play-off”, ndërsa sllovenët me fitore mbajnë gjallë shpresat për ta rrëmbyer vetë atë pozicion.

Për shkak të rëndësisë së madhe të ndeshjes, UEFA ka vendosur që këtë duel t’ia besojë një emri të njohur të futbollit, i cili ka gjykuar ndeshje si finalja e Ligës së Kampionëve 2022 apo finalja e Ligës së Evropës 2021.

Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje do të jetë francezi i njohur Clement Turpin, ndërsa asistentë të tij do të jenë Nicolas Danos dhe Benjamin Pages.

Stéphanie Frappart do të jetë gjyqtari e katërt, ndërsa në VAR do të jenë Jerome Brisard dhe Jeremie Pignard.

Next Post

Clement Turpin gjyqtar i ndeshjes Slloveni-Kosovë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.