Derbi i kryeqytetit në Itali mes Lacios dhe Romës është një nga përballjet më të zjarrta që dhuron futbolli europian. Dy skuadrat historikisht kanë dhuruar përballje spektakolare dhe të tensionuara mes tyre, teksa edhe e sotmja pritet të jetë e tillë.
Sulmin e Lacios e udhëheq Imobile, edhe pse flitej se nuk ishte në formën më të mirë ndaj edhe mbeti jashtë listës së Italisë. Trajneri Sarri ndërkohë ka lënë në stol Elseid Hysajn, duke zgjedhur Marusiç para tij në krahun e majtë.
Te Roma është dyshja Dibala-Lukaku që udhëheq sulmin, në kërkim të tre pikëve që do të afronin përsëri verdhekuqtë me zonën Champions.
FORMACIONET ZYRTARE
LACIO (4-3-3): Provedel; Lazari, Patrik, Romanjoli, Marusiç; Guenduzi, Kataldi, Luis Alberto; Felipe Anderson, Imobile, Pedro.
Trajner: M. Sarri
ROMA (3-5-2): Rui Patricio; Mançini, Jorente, Ndika; Karsdorp, Kristante, Paredes, Bove, Spinacola; Dibala, Lukaku.
Trajner: Zh. Murinjo
PANORAMASPORT.AL