Janë duke u zhvilluar tri ndeshje në kuadër të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Kanë përfunduar pjesët e para të këtyre ndeshjeve, shkruan lajmi.net.
Drita është duke humbur ndaj Malishevës me rezultat 1:2.
Skuadra nga Gjilani doli në epërsi me golin e Blerim Krasniqit në minutën e pestë.
Drilon Hazrollaj shënoi në minutën e 17-të me gjuajtje të saktë nga zona për të barazuar rezultatin, derisa në minutat e fundit të pjesës së parë Altin Aliu shënoi për t’ia dhuruar epërsinë Malishevës.
Ndërkohë, Feronikeli 74 po fiton në udhëtim te Fushë Kosova, 1:0.
Në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, golin e shënoi Bachare Razack, në minutën e nëntë.
Rezultati aktual në ndeshjen tjetër mes Dukagjinit dhe Gjilanit është 0:0. /Lajmi.net/