Është publikuar orari dhe gjyqtarët për xhiron e dytë në Superligën e Kosovës në futboll.
Xhiro e dytë do të zhvillohet në tre ditë, të shtunën, dielën dhe hënën.
Suhareka dhe Dukagjini do të përballen të shtunën ku drejtësinë do ta ndajë Genc Nuza.
Ndërkohë të dielën në program janë Malisheva – Ferizaj dhe Feronikeli ’74 – Llapi.
Dy skuadrat e vetme kosovare që po luajnë në garat evropiane janë Drita dhe Ballkani që do të luajnë të hënën.
Derbit e xhiros së dytë mes Prishtinës – Dritës dhe Gjilanit – Ballkanit zhvillohen të hënën.