• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

‘Ndëshkohen’ lojtarët e Juventusit pas barazimit në kampionat, lihen të flenë në tokë në aeroport

23/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në natën e mbrëmshme në Itali, pas ndeshjes që skuadra U23 e Juventusit, kishte në Serinë C në transfertë ndaj Trapanit.

Barazimi 1-1 për ekipin e drejtuar nga Paolo Montero nuk ka qenë problemi më i madh i ditës.

Ekipi ka shkuar në aeroport ku ka mësuar se udhëtimi do të kishte një vonesë prej një ore.

Më pas ato orë janë bërë dy dhe me radhë, duke shtyrë fluturimin e kthimit drejt Torinos.

Kështu, lojtarët e Juve Next Gen, një pjesë e të cilëve kanë qenë rregullisht edhe nën urdhrat e Tiago Motës gjatë kësaj vere dhe javëve të para të sezonit, kanë kaluar gjithë natën në aeroport.

Në pritje të avionit që nuk po nisej, lojtarët e rraskapitur janë shtrirë në tokë dhe kanë fjetur në ambientet e brendshme të aeroportit, të mbështetur mbi çantat e tyre të shpinës.

Një skenë e pabesueshme duke llogaritur se pjesë e cilit klub janë dhe se ekipi U23 i Juventusit cilësohet pjesë e futbollit profesionist.

Kalvari i vuajtjeve të tyre ka marrë fund vetëm në mëngjesin e sotëm, kur në orën 9 më në fund u nis edhe avioni që i ktheu në Torino.

Next Post

Lautaro Martinez në krizë, e pranon edhe para Vierit: Nuk po ia dal dot Bobo!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.