Bashkë me Milanin kriza ka kapluar edhe Santiago Gimenezin, që dje doli nga fusha pa shënuar dhe me një karton.
“Ndihem mirë, statistikat flasin vetë: këtë vit kam bërë mirë në gola dhe asiste. Ajo që duhet të bëjmë si ekip është të punojmë së bashku, të luftojmë për të fituar dhe ta gjejmë atë për të gjetur besimin.
Champions-i është shumë i rëndësishëm për një një klub si Milani, që duhet të jetë gjithmonë në elitën e Europës. Mendoj se kjo kundër Lacios ishte një ndeshje kyçe.
Ata ishin përpara nesh në renditje dhe nevojitej një fitore për të shpresuar akoma për t’u kualifikuar bë Champions, por tani bëhet e vështirë”, deklaroi sulmuesi meksikan.
PANORAMASPORT.AL