• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ndihmësi i Contes zbulon klubin e ardhshëm të trajnerit italian: Ka vetëm një kusht!

01/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

26 mars 2023 ishte data kur Antonio Conte u largua nga Tottenham, eksperienca e fundit në karrierën e tij. Kur ka kaluar thuajse një vit, tekniku italian vijon të shijojë kohën e lirë teksa synon që të rikthehet në detyrë duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Janë disa klube të cilat po studiojnë idenë për të bashkëpunuar me 54-vjeçarin, mirëpo një sinjal për të ardhmen e Contes e jep ndihmësi i tij historik, Angelo Alessio.

Ky i fundit theksoi se Conte po e shqyrton në detaje klubin e radhës dhe synon që të marrë përsipër një projekt të qartë, ndërsa shtoi se tekniku leçez synon që në detyrën e ardhshme të ketë mundësinë e triumfit në Champions League, për të mos u mjaftuar vetëm me kampionatet që ai i ka fituar në Itali dhe Angli.

“Conte do të shkojë në një klub i cili i jep mundësinë për të luftuar në Champions League dhe jo vetëm në kampionat. Atij i pëlqen që ta fitojë Champions Leaguen. Çdo ditë të ardhmen e Contes e lidhin me Napolin, Juven apo Milanin, por të them të drejtën këto janë vetëm zëra mediatikë që nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën.

Nuk ka pasur asgjë konkrete. Unë uroj ta shoh në një klub italian, ose në një klub që i lejon ta fitojë Champions Leaguen. Mendoj se Conte do të bëj një zgjedhje të mirëmenduar dhe do të marrë përsipër një projekt afatgjatë. Të gjithë e dimë se sa i zoti është Conte për të ndërtuar dhe më pas për të fituar”, u shpreh Alessio.

Next Post

Horner: Çështja u mbyll, Red Bulli është i bashkuar për të fituar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.