• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, December 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ndikimi i Muriqit në skuadër më i madh se i Mbappes e Haalandit

05/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, dhe Igor Thiago, janë shfaqur më vendimtarë me gola te skuadra e Mallorcas dhe Brentfordit, sesa Erling Haaland dhe Kylian Mbappe te Manchester City dhe Real Madridi.

Kështu ka shkruar të premten mediumi “Besoccer”, duke bërë një krahasim mes sulmuesve.

Mbappe dhe Haaland kanë qenë të pandalshëm me ekipet e tyre, por formë të lartë ka shfaqur edhe sulmuesi shtatlartë i “Dardanëve”, Muriqi.

“Vedat Muriqi, lideri i sulmit të Mallorcas, i ka shënuar tetë nga 15 golat e ekipit në ligë. Kjo do të thotë se futbollisti kosovar ka qenë i përfshirë në 53.33% të golave të skuadrës, shifra këto që ilustrojnë mbështetjen që ka klubi në të, bashkë me lojën në ajër”, ka shkruar “Besoccer” për sulmuesin 31-vjeçari nga Prizreni.

Shifra të përafërta ka edhe Igor Thudori me Brentfordin.

Që të dyja këto shifra janë më të larta se superyjet e futbollit, Mbappe dhe Haaland. Francezi i ka shënuar 16 nga 32 golat e Real Madridit në La Liga, saktësisht 50 për qind të golave të “los blancos”.

Ndërkohë, Haaland i ka shënuar 15 gola nga 32 sa i ka City në total, që i bie të jetë 46.88% të golave të “qytetarëve”.

Shifrat e Muriqit mund të përmirësohen edhe më shumë në ndeshjen e xhiros së 15-të në La Liga. Mallorca nga ora 21:00 luan në udhëtim te Real Oviedo.

Next Post

Bomba e merkatos së janarit, Neymar transferohet në Serie A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.