• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, January 9, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ndizet merkato e janarit, Franck Kessie drejt rikthimit në Serie A

05/01/2026
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Franck Kessie rikthehet në Serie A.

Frank Kesi po bëhet gati t’i japë lamtumirën Arabisë Saudite, ku këto vite ka përfituar një rrogë marramendëse prej 15 milionë eurosh në vit.

Sipas raportimeve të fundit, Kessie nuk do të rinovojë kontratën me Al Ahli dhe në verë do të jet futbollist i lirë.

Pavarësisht gabimit nga pika e bardhë (dhe polemikave) të Jonathan David, merkatoja e Juventusit, duke pasur parasysh qëndrueshmërinë financiare, do të nisë nga mesfusha dhe jo nga sulmi.

Prioriteti i Luciano Spallettit për janarin është ky repart. Janë përmendur Frattesi (i tunduar edhe nga Turqia) dhe Guido Rodríguez, ndërsa tani rikthehet në skenë Franck Kessié.

Ish-lojtari i Milanit dhe Atalantës, aktualisht në Kupën e Afrikës me Bregun e Fildishtë, nuk është më i bindur për aventurën në Arabinë Saudite.

Al Ahli po planifikon afrime të reja dhe “Presidenti” do të ishte i hapur për një rikthim në Europë, me kusht largimin e parakohshëm. Juventusi, që e kishte sonduar edhe në verë, po e vëzhgon.

Sipas “La Stampa”, Kessié është një pëlqim i vjetër i Damien Comolli, ndaj drejtori sportiv Marco Ottolini po studion realizueshmërinë.

Pengesa kryesore mbetet paga; me kontratë 14 milionë euro deri më 30 qershor. Skadenca pas 6 muajsh mund të jetë leva, sidomos nëse Al Ahli kontribuon financiarisht, si në rastin Inter-Cancelo. Në këtë skenar, Kessié-Juve mund të bëhet realitet.

Next Post

Barça po mendon për Cancelon, por tifozët e refuzojnë: Është shaka, apo jo?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.