Milan dhe Lazio kanë gati super shkëmbimin.
Merkato e janarit edhe zyrtarisht ka filluar dhe klubet pritet të bëjnë ndërhyrje për pjesën e dytë të sezonit.
Njëra nga klubet më aktive pritet të jetë Milani, me Rosonerët që kanë siguruar tashmë dy përforcime si Fullkrug dhe Juan Arizala.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Milan dhe Lazio mund të shkëmbejnë yjet e tyre gjatë këtij afati.
Sipas Calciomercato, Loftus-Cheek do të transferohet në Olimpico, ndërsa Valentin Castellanos te Milani.
Castellanos do ta zinte vendin e Nkunku, i cili pritet të transferohet te Fenerbahce për 35 milionë euro.


