• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ndizet merkato/ Interi lëviz djathtas, kush është titullari i Bolonjës që pëlqehet shumë

06/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi i ri ka një mision shumë të vështirë: Të përmirësojë një skuadër dhe një organikë që në fakt është e një niveli të lartë. Për të thënë të vërtetën, ky është drejtimi që ka marrë puna e dyshes Auzilio Marota që ka nisur me goditjet Taremi Zielinski shumë kohë më parë.

inzagi

Por diçka duhet bërë ende dhe këtë e shpjegojnë disa sondazhe që njerëzit e merkatos së Interit janë duke bërë. Mes tyre është edhe lëvizja për lojtarin e Bolonjës, Dan Ndoje, një lojtar që në Milanon interiste e njohin mbi të gjitha për golin që i ka shënuar Interit në eliminimin nga Kupa e Italisë.

1703116802054_0e42fdf6-486b-49d4-bdaa-bd0934e75483

Mirëpo diskutimi është në një tjetër pikë: Denzel Dumfris. Titullari i krahut të djathtë duket se do të jetë i sakrifikuari në merkaton e Interit dhe zëvendësuesi i tij shihet lojtari i Bolonjës. Për shumë arsye pëlqehet Ndoje, ndërsa ekipi i kualifikuar në Champions me Tiago Motën kushton 25 milionë euro. Ndoje është i zoti dhe për këtë nuk ka dilema.

Ka ritëm dhe teknikë, por ndoshta një fazë mbrojtëse jo të shkëlqyer. Por për këtë ai është i duhuri në një ekip që mbron me 3. Kjo do të thotë që luan në të gjithë krahun, por madje edhe në dy krahët. Është një miks mes Dimarkos dhe Dumfrisit. Mirëpo kjo s’do të thotë se marrëveshja tashmë është e arritur, apo që është në një pikë pozitive. Është duke u folur dhe do të flitet ende.

Por lëvizja e vërtetë s’do të bëhet përpara sesa të gjendet destinacioni i duhur për holandezin. Ditët që do të vijnë do të jenë shumë të rëndësishme për skuadrën e Interit pasi pas zgjedhjes së Marotës si president, do të nisin manovrat për rinovimet dhe për krijimin e një skuadre të fortë dhe fituese për vitin tjetër. Di Lorenco po ashtu është një alternativë. Ai është krisur me Napolin, por ndoshta Konte do ta bindë të qëndrojë. Edhe Laxari, një njohje e vjetër e Inzagit do ta bënte komod këtë të fundit për krahun e djathtë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Sylvinho flet për prestigjiozen “AS”: Ndaj Spanjës do jetë një sfidë e veçantë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.