• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ndizet merkato/ Juventusi në pritje të Kesit, Barcelona luan me dy porta

27/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Frank Kesi është emri më i kërkuar nga Juventusi dhe trajneri Alegri e pret ta ketë sa më shpejt në radhët e tij. Madje mediat italiane kanë konfirmuar se mes Juves dhe Barçës është mbyllur gjithçka në lidhje me të.

Ka qenë “Gazzetta dello Sport” që ka raportuar të martën se dy klubet kanë përparuar në bisedimet e tyre për të arritur një marrëveshje për Kesin. Megjithatë, për momentin ajo që mungon është marrëveshja përfundimtare e dy klubeve me vetë lojtarin.

Siç është publikuar nga “Gazzetta dello Sport”, transferimi do të mbyllet në një transfertë për një vit, plus një opsion të detyrueshëm blerjeje vitin e ardhshëm për një shumë prej 10 deri në 15 milionë eurosh.

PREMIER LIGA – Por nëse në Itali flasin për një marrëveshje gati të mbyllur mes Juventusit dhe Barcelonës për transferimin e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë, nga Spanja vijnë të tjera lajme. Mediat në këtë vend bëjnë me dije se Barcelona po luan me dy porta për Kesin. Nga njëra anë ajo nuk i ka mbyllur derën Juventusit. Por nga ana tjetër ka nisur bisedimet me disa klube angleze. Objektivi i Barcelonës është i qartë, nevojiten miliona euro kesh dhe blerës më të mirë se anglezët nuk ka në qarkullim – përjashto Arabinë Saudite, por që mesfushori e ka refuzuar për momentin.

Next Post

Joselu shënoi një supergol ndaj Man United

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.