Sporting Lisbon ka fituar 3-0 ndaj Bodo/Glimt në ndeshjen e kthimit në Champions League, për të përcaktuar ekipin e parë çerekfinalist. Norvegjezët kishin fituar me të njëjtin rezultat në ndeshjen e parë, ndaj ndeshja shkon në shtesë.
Portugezët gjetën avantazhin në minutën e 34-të, falë golit të Gonçalo Inacio. Qendërmbrojtësi shënoi me kokë, pas krosimit nga këndi të Trincao. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Sporting.
Në pjesën e dytë, portugezët shënuan edhe dy herë të tjera. Në minutën e 61-të, pas një pasimi të mrekullueshëm të Catamo dhe asistit të Luis Suarez, ishte Pedro Goncalves që dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 77-të, ishte Luis Suarez që shënoi golin e tretë nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga njëri prej lojtarëve të skuadrës norvegjeze.
Koha e rregullt mbyllet 3-0 për Sporting dhe ndeshja shkon në shtesë. Në rast se shifrat nuk ndryshojnë as pas 30 minutave, atëherë dy ekipet do t’i drejtohen “ruletës ruse”.