Monday, 9. March 2026
Sport

Ndodh në Gjermani, tifozi i maskuar hyn në fushë dhe heq spinën e VAR-it

GS 09/03/2026 1 Min. Lesezeit

Një episod i veçantë ka ndodhur në Gjermani, konkretisht gjatë ndeshjes së Bundesliga 2 mes Preussen Munster dhe Hertha Berlin. Një tifoz ka hyrë në fushë dhe ka hequr spinën e monitorit të VAR-it, duke e bërë të pamundur rishikimin e aksionit nga ana e arbitrit.

Arbitri Felix Bickel u thirr nga VAR-i për të parë një moment loje, ku mund të kishte penallti, por monitori ishte fikur nga një spektator që kishte mbuluar fytyrën me kapuç.

Në këtë situatë, vendimi është marrë direkt nga VAR-i, ku ishte Katrin Rafalski, që ia komunikoi arbitrit të fushës Bickel dhe kështu u akordua penallti në favor të Hertha-s.

“Një spektator hyri pa leje në fushë dhe stakoi spinën e pajisjes teknike”, – ka deklaruar klubi i Preussen Munster në një njoftim, ku shprehte keqardhjen për atë që ndodhi dhe se do të bënte gjithçka për të identifikuar spektatorin e maskuar për t’u dorëzuar më pas organeve kompetente.

Teilen: