Ndodh për herë të parë, derbi Inter-Milan do të gjykohet nga një arbitër milanez.
Simone Soza do të ketë nderin që të vendosë drejtësi në supersfidën mes dy ekipeve nga Milano që është planifikuar të luhet të shtunën në orën 18:00. 36-vjeçari në karrierën e tij ka arbitruar tre ndeshje të zikaltërve, të cilët kanë arritur të triumfojnë. Bilanc pozitiv nën gjykimin e tij kanë pasur edhe kuqezinjtë, që po ashtu në dy sfida kanë dalë me fitore.
Soza, i cili bëri debutimin e tij në ligën më të mirë në vitin 2020, nuk ka arbitruar ende asnjë ndeshje të Serisë A këtë vit. Pavarësisht se ka lindur në Milano, Soza është pjesë e seksionit Serenjo, në provincën e Monzës dhe Briancës.
PANORAMASPORT.AL