• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ndoqi në stadium ish-klubin e tij, Onana: Inter është familja ime

16/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Andre Onana ishte një ndër mysafirët e veçantë në Inter-Cagliari. Kamerunasi përfitoi të ndiqte nga afër ish-shokët e skuadrës, të cilët do të jenë kampionët e ardhshëm të Italisë.

Gjatë edicionit të kaluar, Onana fitoi Kupën dhe Superkupën, dhe mbërriti deri në finalen e Champions League me zikaltrit.

Ngjyra me të cilat ka mbetur shumë i lidhur, pavarësisht se gjatë verës u transferua te Manchester United në ishull.
“Interi mbetet një familje për mua, doja të isha prezent në këtë moment historik. Përshëndes tifozët. Ne kemi qenë gjithmonë një grup i bashkuar. Jam shumë i kënaqur me ecurinë e skuadrës, bravo të gjithëve.

Javën e ardhshme nuk mund të jem, thjesht përfitova nga një ditë pushimi dhe erdha në ‘San Siro’. Dua të përgëzoj skuadrën.

Kalimi tek United? Jo, nuk jam i penduar. Jam i lumtur aty ku ndodhem, gjithashtu jam i lumtur për Interin. Një skuadër fantastike, djem shumë të mirë dhe trajner i mrekullueshëm.

U përshëndeta me të gjithë, ky moment që po kalon Interi është emocionues edhe për mua”, theksoi portieri 28-vjeçar./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Fantastik me “Baskët”, “diamanti” spanjoll në “radarët” e “gjigantëve” anglezë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.