Thursday, 17. September 2026
Sport

Ndryshime në drejtimin e Chelsea, largohet presidenti Todd Boehly

GS 17/09/2026 1 Min. Lesezeit

Clearlake Capital blen kuotat e Boehly dhe Walter për vlerën e 5 miliardë stërlinave. Emri i presidentit të ri nuk është zbuluar ende.

Ndryshime të rëndësishme në kupolën drejtuese të Chelsea. Clearlake Capital ka blerë gjithë paketën aksionare që zotërohej nga Todd Boehly dhe Mark Walter, duke shkuar në 86.5% të kuotave të klubit londinez. Kjo lëvizje shënon edhe dalje nga skena të Boehly, i cili mbante detyrën e presidentit të “Blues”.

Shitja, e njoftuar nga klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare, e vlerëson atë me një vlerë totale në 5 miliardë stërlina, ndërsa emri i presidentit të ri të klubit nuk është bërë i ditur ende.

Fondi blerës ka konfirmuar se ka vullnetin për t’i dhënë vazhdimësi planit strategjik të deritanishëm. Boehly, pas largimit është shprehur: “Ishte një nder të mbaja detyrën e presidentit të Chelsea Football Club. Kam shumë besim se klubi është në pozita të mira për vazhduar me suksese nën drejtimin e Clearlake”.

Teilen: