Në “Mikheil Meskhi Stadium” të Tbilisit do të luhet në orën 18:00 ndeshja e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net.
Kuqezinjtë kanë 3 pikë në tre ndeshjet e para, duke koleksionuar një fitore dhe dy humbje, ndaj u duhet suksesi në këtë transfertë për të mbajtur ndezur shpresat për vendin e parë.
Nga ana e tyre gjeorgjianët kanë 6 pikë dhe synojnë edhe ata fitore, për kreun.
Silvinjo ka surprizuar në këtë sfidë pasi vjen me tre ndryshime nga ndeshja e fundit në Çeki.
Mbrojtja është reparti më i prekur ku trajneri brazilian ka vendosur të ulë në stol Elseid Hysajn dhe Marash Kumbullën.
Në sulm debuton për herë të parë Indrit Tuci. 24-vjeçari ka marrë vendin e Mirlind Dakut.
Kapiten për këtë takim te kuqezinjtë është mbrojtësi Ismajli.