Ish-futbollisti i njohur brazilian përgatiti një gjel deti për Krishtlindje.
Ish legjenda e Werder Bremenit dhe Bundesligës ka postuar një foto që është bërë hit në Instagram.
Ajo që shihej ishte ndryshimi i madh në pamje i Ailtonit që tashmë është 50-vjeçar.
Gjatë karrierës së tij, Ailton shtonte shpesh në peshë dhe gjithmonë dukej se ai nuk ishte në formën më të mirë fizike, sepse kishte bark edhe kur luante në kohën më të mirë ndonjëherë në Werder.
Ailton pozoi me një gjel deti të përgatitur në pjatë me një buzëqeshje në fytyrë dhe nuk kishte dyshim se ai ishte për një festë të shijshme.