Friday, 27. March 2026
Sport

Ndryshojnë parashikimet – Kosova mes pretendentëve për kualifikim në Kupën e Botës 2026

GS 27/03/2026 2 Min. Lesezeit

Sipas të dhënave të publikuara nga Football Meets Data, gara e ‘play-off’-it evropian për Kupën e Botës 2026 pritet të jetë jashtëzakonisht e fortë, me Italinë që kryeson si favorit kryesor për kualifikim, por edhe me kombëtaren e Kosovës që renditet e para në mesin e “jo-favoritëve”.

Kombëtarja e Kosovës mori një fitore të madhe me rezultat 4-3 në udhëtim te Sllovakia në gjysmëfinale të “play-off”-it, duke siguruar një finale të madhe në Prishtinë, të martën, më 31 mars, ndaj Turqisë, për kualifikim në Kupën e Botës.

Kosova hyn në fazën finale të ‘play-off’-it me besim të madh dhe me 45% gjasa për kualifikim, sipas të dhënave të publikuara nga Football Meets Data. “Dardanët” konsiderohen si një nga skuadrat që mund të befasojnë, falë formës në rritje dhe potencialit që kanë treguar në ndeshjet e fundit, duke u bërë një kundërshtar serioz për çdo ekip. Ndërsa, Turqia ka shanse prej 55 për qind.

Në krye të listës qëndron kombëtarja e Italisë me 70 për qind gjasa për kualifikim, duke u konsideruar si favorit absolut për të siguruar një vend në Kupën e Botës 2026. Italianët mbështeten te përvoja dhe cilësia e lartë në përbërje, që i vendos përpara rivalëve të tjerë në këtë fazë.

Pas tyre renditen Suedia, Danimarka dhe Turqia, të gjitha me gjasa të përafërta për avancim, nga 56, respektivisht 55 për qind, duke dëshmuar për një garë shumë të fortë dhe të balancuar mes skuadrave pretendente.

“Nuk bën assesi të gabojmë ndaj Turqisë si me Sllovakinë”, Franco Foda reagon pas fitores historike të Kosovës

Në të njëjtin nivel me Kosovën është edhe Çekia, ndërsa Polania mbetet shumë pranë me 44 për qind, çka tregon se diferencat janë minimale dhe çdo detaj mund të jetë vendimtar.

Në fund renditet Bosnja dhe Hercegovina me 30 për qind, por në ndeshje direkte gjithçka mbetet e hapur. Megjithatë, sipas projeksioneve të Football Meets Data, Kosova ka një mundësi reale për të shkruar histori në këtë fazë vendimtare.

Teilen: