• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, August 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ndryshon gjoba për KB Bashkimin, luan një ndeshje pa shikues

30/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i arbitrazhit i Federatës së Basketbollit të mërkurën e ka shpallur si “të pranueshme” ankesën e Bashkimit dhe e ka ndryshuar vendimin, duke e dënuar vetëm me një ndeshje pa shikues fare dhe dy të tjera pa shikues VIP.

Ndërkohë gjoba prej 2 mijë eurove është zbritur në 1.500.

Në dënimin nga Komisioni i garave, klubi nga Prizreni ishte dënuar me tri ndeshje pa shikues për incidentin e rëndë që ndodhi në fund të ndeshjes me Pejën.

Por Komisioni i arbitrazhit ka vlerësuar se dënimi me një ndeshje pa shikues dhe dy të tjera pa shikues VIP (që ulen poshtë në parket) janë të mjaftueshme që të dërgohet mesazhi i qartë te Bashkimi se organizimi i sigurt i ndeshjeve është jetik për mbarëvajtjen e garave. Vendimet e Arbitrazhit nuk mund të kontestohen brenda FBK-së.

Pesë sekonda para fundit të vazhdimit prej pesë minutave në mes të Bashkimit dhe Pejës në “Sezai Surroi”, në parket, në pjesën ku ishin të vendosur shikues, ndodhi një incident. Të përfshirë ishin shumë persona, ndërsa u shkëmbyen shumë grushte. Drejtues të klubit prizrenas kanë pasur një përplasje me pjesëtarë të kompanisë së sigurimit, të angazhuar për të mbajtur rendin në palestër.

Bashkimi, që e përfundoi serinë e rregullt në vendin e parë, po udhëheq 2:1 në seri ndaj Pejës. Edhe një fitore e çon në finale.

Të enjten është ndeshja e katërt në Pejë. 

Në gjysmëfinalen tjetër, Trepça është po ashtu në epërsi 2:1 ndaj Prishtinës.

Next Post

Interi më Thuram në fushë ndaj Barcelonës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.