Tuesday, 1. September 2026
Sport

Ndryshon plani, Mbape gati rinovimin me PSG-në/ Ja prapaskenat

GS 02/09/2023 1 Min. Lesezeit

Kilië Mbape-Real Madrid u mbajt si aks “i nxehtë” deri në minutat e fundit të merkatos, ndonëse nuk u pa ndonjë lëvizje konkrete mes palëve. Sulmuesi francez u lakua shpesh si opsion për të pasuar Karim Benzemanë në majë të sulmit, por këmbëngulja e Parisit dhe paqartësia e 24-vjeçarit bëri që skenarët të zvarriteshin.

mbape

Raportimet e fundit nga Franca pohojnë se Mbape ka ndërruar mendje, krahasuar para disa ditësh se ai nuk e kishte në plan rinovimin e kontratës me kampionët e Ligë 1. Shënuesi më i mirë i ligës franceze përgjatë sezonit të shkuar është i gatshëm të hedhë firmën mbi kontratën e re, e cila do ’i shuante njëherë e mirë zërat rreh së ardhmes së goleadorit në “Parc des Princes”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: