• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Në 1997-ën mundej nga Njukasëll me Barçën, Luis Enrike kërkon revansh me PSG-në

04/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Paris SG-ja do të kërkojë të konfirmojë nisjen e saj të mirë në Champions, teksa shpreson në një tjetër sukses në takimin e dytë në grup kundër Njukasëllit. Trajneri i kampionëve të Francës do të gjejë një rival që nuk është i panjohur për të.

ENRIKE

Në sezonin 1997-1998 në Champions, ai si lojtar i Barcelonës sfidonte Njukasëllin në një takim që katalanasit mundeshin 2-3 ku vetë Luis Enrike shënonte një nga dy golat e Barçës. Sonte në mbrëmje ai do të sfidojë Njukasëllin, por si trajner i Paris SGsë.

“E kujtoj si tani atë mbrëmje, ishte një atmosferë e përkryer. Kujtoj se kam shënuar, por goli nuk vlejti pasi ata na mundën. Kanë kaluar shumë vite dhe tani është tjetër histori. Gjithsesi, objektivi jonë është të fitojmë për të vijuar rrugëtimin tonë në një grup mjaft të vështirë.

Do të doja të isha sërish në fushë. Unë jam gati xheloz për lojtarët e mi që e kanë këtë shans të luajnë në kushte të tilla, me një atmosferë të tillë”, tha Luis Enrike. Trajneri i PSG-së konfirmoi se Mbape është gati dhe 100% për sfidën.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Atletico Madridi triumfon me përmbysje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.